Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se brenda dy tre ditësh pritet që në Serbi të mbërrijnë edhe dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’.
Vuçiç në ceremoninë e hapjes së spitalit të ri Covid në Krusevak është shprehur se së shpejti në Serbi do të fillojë të aplikohet dhe vaksina “Pfizer”.
Kreu i shtetit serb ndër të tjera ka theksuar se do të bënte çmos për të marrë vaksinën në Serbi dhe se BE nuk do të mund ta ndalonte.
“Vaksinimi ka rëndësi thelbësore, ata thonë se është çështje komoditeti, por është çështje e jetës sonë. Unë besoj se ne do të marrim vaksinat e para ‘Pfizer’ në dy ose tri ditët e ardhshme“, ka thënë ai, duke shtuar se së shpejti Serbia pritet të marrë edhe vaksina nga Kina dhe nga kompania amerikane ‘Moderna’./abcnews.al