Ronela Hajati prej disa kohësh nuk ka qenë aktive me projekte muzikore. Kënga e fundit e lansuar nga Ronela ka qenë projekti “Genjeshtar je X Pare”, publikuar në Shkurt të këtij viti. Edhe pse ka gati disa këngë, ajo është shprehur se ka vendosur t’i publikojë kur situata e krijuar nga pandemia të jetë më e qetë.
Ndërkohë, së fundmi Hajati ka bërë me dije se po punon për të sjellë një album. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja ka paralajmëruar se albumi do të publikojë vitin që vjen dhe se çdo këngë do të jetë shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë nga ajo.
“Po, unë jam duke bërë një album. Është i pari pas kaq shumë vitesh në skenë. 2021 shpresoj të na rikthejë ç’na ka marrë! Shëndetin, dashurinë dhe punën. Kam material që i dua shumë dhe mezi po pres t’i dëgjoni. Çdo këngë do jetë ndryshe dhe secila do përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë çdo ditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës.
Albumi do të jetë vizual ndaj me shpresë të gjitha këngët do të jenë me video. Duhet thjesht të prisni dhe pak kohë derisa të gjitha gjërat t’i finalizoj si duhen! Në Mars është dëshira ime e madhe që të lansoj këngën e parë. Kam shumë surpriza këtë vit. Është një premtim”, shkroi Ronela. /abcnews.al