Bayern Muchen e mbylli me fitore vitin 2020, një vit që do mbahet mend gjatë nga populli bavarez. Ekipi i Flick fitoi 5 trofe, teksa ditën e djeshme fitoi 1-2 në fushën e Bayer Leverkusen falë golit të Robert Lewandowskit në sekondat finale.
Bomberi polak realizoi dy golat e kampionëve në fuqi, duke ngjitur Bayernin në krye dhe duke zbritur “Aspirinat” në vend të dytë. Thomas Muller, autori i asistit të golit të parë, ndihet i lumtur dhe flet rreth këtij triumfi, që shpalli bavarezët kampionë dimri.
“Ishte si një finale ndeshja me Leverkusen, ne donim të tregonim se jemi skuadra më e mirë në Bundesligë. Vumë re që Leverkusen është shumë afër nivelit tonë, ata mund ta kishin dëmtuar.
Kaluam në disavantazh, ia vështirësuam gjërat vetes, por përmbysja e rezultatit është një pikat më të forta të Bayern Munchen.
Shënuam golin e fitores në sekondën e fundit të ndeshjes, ishte si një pjesë e një filmi hollivudian për vitin 2020 ku kemi fituar gjithçka.
Në aspektin e mentalitet dhe luftës sportive, mendoj se e merituam fitoren. Dhamë gjithçka nga vetja në minutat e fundit, teksa patëm edhe fatin me vete“, deklaron Muller. /abcnews.al