Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Briseida Shehaj deklaron se industria minerare në vendin tonë ka një rënie me 17 për qind të eksporteve.
Shehaj përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, shkruan se një gjë e tillë e ka shqetësuar shumë “rilindjen”, të cilët u ngritën në këmbë dhe kaluan projektligjin që bën 0 rentën minerare për 3 vjet, ulën detyrimin për të ngrirë vlerën e investimit në bankë me 90 për qind.
“Industria minerare në vendin tonë ka një rënie me 17% të eksporteve.
Kjo e shqetësoi shumë rilindjen, e u ngritën të gjithë në këmbë se helbete kanë hallin e shokëve. Kaluan projektligjin që bën 0 rentën minerare për 3 vjet, ulën detyrimin për të ngrirë vlerën e investimit në bankë me 90%.
Po mirë mo, nuk ju vjen turp???
Biznesi fason po copëtohet përditë, prodhuesit po ashtu, biznesit të vogël i rritët me 2000 euro kostot me fiskalizimin (ai sistemi që na kushton 18 milionë euro).
Tani dhe një pyetje të fundit.
A e dini kush është ai që përfitoi nga ky ligj???
Po s’e dini, nesër ua them unë.
TURP”, shkruan Shehaj./abcnews.al