Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emri/ Kush është shqiptari që u ekzekutua me pesë plumba brenda një restoranti në Spanjë

schedule12:49 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 12:49 - 20 Dhjetor, 2020

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri dy ditë më parë në Spanjë. Viktima është 42 vjeçari Brandon Bregu.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tarracën e një restoranti në qytetin turistik Alfaz del Pi (Alicante) të Spanjës.

Ndër të tjera bëhet me dije se një person i maskuar është ofruar pranë 42 vjeçarit me origjinë shqiptare i cili po darkonte me partneren dhe e ka qëlluar me 5 plumba.

Ndërkohë  dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë policisë se një person me kapuç në kokë ishte afruar në tarracën e lokalit ku viktima ishte ulur me një çift dhe kishte qëlluar pesë të shtëna me pistoletë.

Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!