Juventusi reagoi pas barazimit shtëpiak me Atalantën në mesjavë dhe sonte fitoi 0-4 (Kulusevski, Ronaldo 2x, Morata) në fushën e Parmës. Një fitore që gëzon Andre Pirlon, sidomos loja në grup dhe fakti që realizuan të gjithë sulmuesit.
“Ronaldo me të drejtë ishte i zemëruar për humbjen e penalltisë ndaj Atalantës dhe sot donte të shënonte me çdo kusht. Më mirë që ia doli të realizojë në aksion.
Nuk ishim aspak të lumtur me barazimin e së mërkurës, sonte jam i kënaqur me ekipin, ishte e nevojshme të rifillonim rrugëtimin e lënë përgjysmë, na duhej të përmirësoheshim edhe në aspektin e golit.
E bëmë një gjë të tillë duke shfrytëzuar gjithë potencialin tonë, na duhej një ndeshje kolektive, në grup. Po e arrijmë atë që kam kërkuar unë, më pëlqen që e rikuperojmë shpejt topin.
Po rritemi nga ndeshja në ndeshje, ky është shpirti i duhur. E thjeshtë, Juventusi duhet të sulmojë, kontrollojë ndeshjen dhe të dominojë kundërshtarët“, deklaron trajneri italian. /abcnews.al