Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Partizani ka harruar të shënojë gol, nuk ia del as përballë Bylisit

schedule18:38 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 18:38 - 19 Dhjetor, 2020

Mbyllet pa gola Partizani-Bylis, sfida e fundit e javës së nëntë në Kategorinë Superiore. “Demat” humbën një shans të mirë për t’iu afruar kreut të renditjes, pas humbjeve të Vllaznisë dhe Kukësit në transfertë.

Pa Ilir Dajën e sëmurë, Partizani u drejtua në stol nga ndihmësi Kalari. Pjesa e parë nisi me duele të forta teksa nuk munguan rastet nga të dy krahët. Asani, Bardhi dhe Solomon tentuan golin për vendasit, teksa Edison Ndreca u shfaq i rrezikshëm për miqtë nga Ballshi.

https://streamable.com/yzyp0m

Pjesa e dytë vijoi të jetë e luftuar, por niveli i lojës ishte i ulët dhe asnjë nga skuadrat nuk ia doli të dërgojë topinë në rrjetë. Përballja e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi 0-0 dhe të dky skuadrat ndanë nga një pikë.

https://streamable.com/dk0zt0

Kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore dhe pa shënuar gol për ekipin kryeqytetas, që mban vendin e tretë me 13 pikë pas fazës së parë. Barazim i rëndësishëm për Bylis, që regjistroi takimin e dyta radhazi pozitiv. /abcnews.al

Kategoria Superiore/ Java e nënte, stadiumi “Elbasan Arena”
Partizani-Bylis 0-0
PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Belica, Idrizaj, Hakaj, Broja, Bardhi, Mala, Asani, Solomon, Lucas. Trajner: Kalari.
BYLIS: Qirko, Alan, Ymeralilaj, StojanoviC, Hadroj, Garcia, Ndreca, Murataj, Ntepe, Mehmetllari, Laval. Trajner: Dovedan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!