Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri përfiton ulje me 1/3 të dënimit.

schedule15:22 - 24 Korrik, 2018

schedule 15:22 - 24 Korrik, 2018

Pas shumë seancave të shtyera më në fund Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri dhe vëllain e tij, Kujtim Miri. Konkluzionet përfundimtare do të lexohen më 31 Korrik, ku Miri përfiton automatikisht ulje me 1/3 të dënimit.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e gjykimit të shkurtuar për ish-gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri, i arrestuar në Nëntor për veprën penale të korrpsionit pasiv.

I pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe vetë i pandehuri Miri, i cili prej disa muajash kërkon që hetimi ndaj tij të zhvillohet nën një masë më të lehtë gjykimi, pasi vuan nga disa sëmundje të rënda. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e Shkëlqim Mirit dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Gjykata e Lartë.

Me këtë vendim, Miri përfiton automatikisht ulje me 1/3 të dënimit. Prokurori i çështjes, Klodian Braho kërkohë kohë për konkluzionet përfundimtare teksa gjykatësi, Ardit Mustafaj vendosi si datë 31 Korrikun.

Nga hetimet rezultoi se Shkëlqim Miri kishte marrë një shumë prej 30 mijë euro rryshfet në gjykimin e Gentian Dodës në Gjykatën e Apelit Tiranë. Kjo gjë u zbulua theksoi prokurori Braho gjatë një bisede telefonike që shoku i Dodës, Alban Buci kishte zhvulluar më nënën e të pandehurit.

Përgjimi i bisedës u zhvillua në Maj të 2017-S pasi Buci i dorëzoi eurot në Fushë-Krujë, Kujtim Mirit, personit të dyshuar si sekseri dhe njëkohësisht vëllai i ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri. Një interesim të madh për këtë dosje kishin treguar edhe hetuesit amerikan, të cilët ndiqnin çdo seanc gjyqësore në nagkrim të Gentian Dodës.

Ky i fundit ishte dënuar me 20 vite burg për një vrasje dhe ishte prangosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe u ekstradua në vitin 2012. Përveç parave të sekuestuara në bankë, policia gjatë krontrollit në benesën e Mirit gjeti edhe 30 milionë lekë të tjera të fshehura në dhomën e gjumit. /abcnews.al