Ndër ushqimet që hani çdo ditë, disa prej tyre janë mjaft efektivë kundër stresit. Prandaj, nëse ndiheni të lodhur dhe po kërkoni mënyra se si ta luftoni stresin, bëni disa ndryshime në dietën tuaj ushqimore.
Fasule
Një filxhan fasule siguron 13% të kalciumit, 30% të magnezit dhe 24% të kaliumit për të cilin kemi nevojë çdo ditë. Është gjithashtu një zgjedhje e mirë gjatë periudhës së agjërimit por dhe për vegjetarianët.
Kos pa yndyrë
Një filxhan kos siguron 49% të kalciumit, 12% të magnezit dhe 18% të kaliumit të marrjes së nevojshme ditore. Kosi i freskët është i përsosur për mëngjes.
Manaferrat
Manaferrat janë të pasura me përbërës natyralë të quajtur flavonoide. Një studim zbuloi se konsumimi i tyre mund të parandalojë hipertensionin dhe ndoshta të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut.
Patatet
Patatet janë të pasura me kalium dhe magnez, dy minerale që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat janë thelbësore për një dietë të shëndetshme të përgjithshme. Konsumoni një patate të pjekur për darkë dhe në vend të salcës së kosit ose gjalpit shoqërojeni atë me kos.
Banane
Bananet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shtuar kalium në dietën tuaj. Shoqëroni drithërat me banane ose bollgur. /abcnews.al