Viti 2020 ishte një vit si asnjë tjetër më parë. Por edhe pse do të mbahet në mend më shumë për pandeminë e koronavirusit, kishte edhe ngjarje të tjera që dominuan këtë periudhë 12-mujore.
Fotografitë e mëposhtme të cilat flasin sa një mijë fjalë, pasqyrojnë disa prej ngjarjeve kryesore gjatë 2020.
Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimin Europian
Deputetet e Europës e kanë përkrahur marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër, duke i hapur kështu rrugën Mbretërisë së Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian.
Harvey Weinstein u dënua me 23 vite burg, për përdhunim dhe ngacmim seksual
Producenti i filmave, Harvey Weinstein, u shpall fajtor në një gjyq të New York-ut.
Lëvizja Black Lives Matter e cila shpërtheu në SHBA, reflektoi edhe në nivel global
Kauza e Black Lives Matter shpërtheu pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit 2020.
Floyd vdiq pasi njëri prej oficerëve gjatë arrestimit të tij i vendosi gjurin në qafë për gati 8 minuta.
Protestat që kishin për qëllim reformimin e policisë, reflektuan edhe në shumë vende të botës.
Kometa Neowise ndriçoi qiellin
Kometa e quajtur zyrtarisht C/2020 F3, e cila bëri paraqitjen e saj në vitin 2020, nuk do të shfaqet përsëri për 6,800 vite, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Qiellit të Errët (IDA).
Shpërthimi masiv që shkatërroi Bejrutin
Më 4 gusht, ndodhi një shpërthim masiv në portin e Bejrutit në Liban, ku humbën jetën 200 persona.
Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 tonë të kimikateve, të cilat ishin të ruajtur në portin detar të kryeqytetit libanez.
Protestat në Bjellorusi
Protestat në Bjellorusi shpërthyen në gusht pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku fitoi Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit thuhet se fitoi 80 për qind të votave.
Motivi i këtyre demonstratave lindi pasi opozita fajësoi Lukashenkon për manipulimin e rezultatit, derisa iu kërkua edhe dorëheqja e tij.
Protestat vazhdojnë ende edhe sot, por kryesisht gjatë fundjavës.
Vdekja e Ruth Bader Ginsburg
Anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA dhe kampionia e të drejtave të grave ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare më 18 shtator.
Zjarret në Kaliforni, SHBA
Flakët masive që mbërthyen Kaliforninë ‘shkaktuan’ evakuimin e mijërave njerëzve në të gjithë shtetin. Kjo dukuri la disa persona të vdekur.
Lufta në Nagorno-Karabakh
Në fund të muajit shtator filluan përplasjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh.
Palët të cilat nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Rusisë, e shkelën atë javën e kaluar, ku u raportua për disa përplasje.
Kampi Moria
Kampi Moria në ishullin Lebsos të Greqisë që ishte shtëpi për mijëra emigrantë u dogj në muajin shtator.
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së
Kandidati i demokratëve, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke fituar kështu 306 vota elektorale.
Fitorja e tij u konfirmua më 14 dhjetor edhe nga Kolegji Zgjedhor në SHBA.
Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona
Ish-futbollisti argjentinas Diego Maradona, ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër.