Në më pak se dy javë, 8 murgesha që jetonin në një shtëpi të moshuarish në Wisconsin humbën jetën nga Covid-19, pavarësisht masave paraprake të marra.
4 prej tyre vdiqën në të njëjtën ditë.
Shtëpia u shndërrua në një rezidencë për murgeshat e moshuara dhe të sëmura, në një vend që është përdorur historikisht si një jetimore për fëmijë në 1859.
Ashtu si shumica e Shteteve të Bashkuara, Wisconsin po përpiqet të mbajë nën kontroll përhapjen e koronavirusit dhe vendi ka regjistruar deri më tani 482,443 raste dhe 4,566 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Një nga murgeshat, Sciano tha se kongregacioni izoloi të infektuarat të cilat rezultuan pozitive në të njëjtën zonë në mënyrë që të mos kishin asnjë kontakt me të tjerët.
Sciano nuk pranoi të tregonte se sa murgesha të tjera kanë rezultuar pozitive, duke ruajtur privatësinë e tyre.
Në korrik, 13 murgesha vdiqën në një manastir afër Detroit dhe shtatë vdiqën në një qendër në New York. Të paktën gjashtë murgesha gjithashtu vdiqën në manastirin Zoja e Engjëjve në Greenfield, Wisconsin.
Në fillim të këtij muaji, autoritetet e kishës thanë se 76 murgesha kishin rezultuar pozitive me COVID-19 në një manastir në Gjermaninë veriperëndimore, duke detyruar autoritetet shëndetësore të vendosnin të gjithë manastirin nën karantinë.
Sciano tha që të gjitha murgeshat punuan si edukatore. Disa ishin misionarë. Disa ishin muzikantë. Disa punuan në çështjet e paqes dhe drejtësisë. Njëra ishte poete. Sipas faqes në internet të kongregacionit, njëra prej tyre ishte një mësuese.
Një tjetër dha mësim në shkollat fillore katolike për më shumë se 40 vite dhe punoi me kohë të pjesshme si një koordinatore e dyqanit të dhuratave në Elm Grove.
“Ne besojmë se secila prej murgeshave, ka sjellë një ndryshim në këtë botë,” tha Sciano, duke shtuar, “Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit ta dinë këtë, dhe që ato të jenë të përkushtuara deri në fund të jetës së tyre “.
Ajo tha se shpreson që të tjerët të mësojnë nga jeta e murgeshave dhe të vazhdojnë misionin e tyre, duke e bërë këtë botë më të mirë./abcnews.al