Eminem i kërkon falje Rihanna-s pas deklaratës për Chris Brown

schedule19:43 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 19:43 - 18 Dhjetor, 2020

Eminem ka publikuar një album të ri surprizë, pas atij të 11-të “Music to Be Murdered By.” Reperi me famë botërore publikoi Music to Be Murdered By – Side B” një ditë më parë. Albumi, i prodhuar nga Eminem dhe bashkëpunëtori prej një kohe të gjatë Dr. Dre, përfshin gjithashtu DJ Premier, Ty Dolla $ign dhe Sly Pyper.

Në mesin e 16 këngëve është dhe “Zeus”, në të cilën reperi i kërkon falje Rihanna-s mbi qëndrimin ndaj ish të dashurit të saj, Chris Brown. Ai i referohet një kënge të një dekade më parë, ku Eminem mbante anën e Broën, pas dhunës së këtij të fundit ndaj Rihanna-s.

Për mua, për sa kohë unë premtoj të jem i sinqertë / me gjithë zemër i kërkoj falje Rihanna-s” thotë ai. “Për atë këngën, më fal Ri / nuk doja të të shkaktoja hidhërim / pavarësisht, ishte gabimi im”, shton reperi.

Brown u deklarua fajtor për dhunën e ushtruar ndaj Rihannës në vitin 2009 dhe u dënua me pesë vite shërbim komunitar. Eminem dhe Rihanna kanë bashkëpunuar disa herë, duke përfshirë në hitin botëror në 2010 “Love the ëay You Lie”, si dhe “The Monster” në vitin 2013.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!