Doli dje pozitiv me Covid, Macron flet për gjendjen shëndetësore

schedule18:48 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 18:48 - 18 Dhjetor, 2020

Një ditë pasi u konfirmua pozitiv me koronavirus, presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë sot detaje për shëndetin e tij. Në një video në rrjetet sociale, Macron thotë se është mirë dhe se do të raportojë në mënyrë transparente për gjendjen e tij shëndetësore.

“Nuk ka asnjë arsye që gjërat të shkojnë keq,” tha ai në një postim në Twitter, duke shtuar se  do të vazhdojë të merret me punët e qeverisë, megjithëse “me një ritëm më të ngadaltë”.

Macron rezultoi pozitiv një ditë më parë, ndërsa shfaqi shenja të virusit, si lodhje, kollë dhe ethe. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!