Ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas, deklaroi se qeveria greke dhe të gjitha forcat e shtetit janë në gatishmëri të plotë dhe do të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur dëmet nga zjarret në Kineta.
Ai theksoi në një deklaratë për shtyp se zjarret në zonën malore të Jeranias mund të jenë rezultat i zjarrvënies së qëllimshëm dhe autoritetet po hetojnë.
Toskas shtoi se zjarret janë të qëllimshme pasi mbrëmjen e së hënës ishin sinjalizuar dy vatra zjarri në Jerenia po që u vunë menjëherë nën kontroll. Sapo zjarri në Kineta u përhap, një tjetër zjarr shpërtheu pranë rafinerisë në Aspropirgos./abcnews.al