5 sekrete për t’i bërë patatet e skuqura më të shëndetshme

schedule17:04 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 17:04 - 18 Dhjetor, 2020

Patatet e skuqura janë një ndër ushqimet më të preferuara të të rinjve. Megjithatë të gjithë e dimë që kjo zgjedhje nuk është e shëndetshme. Kur disa ushqime që gatuhen në temperatura të larta (p.sh. skuqja) prodhohet akrilamidi, një substancë neurotoksike.

E njëjta gjë vlen edhe për patatet. Por për shkak se patatet e skuqura janë një nga ushqimet më të shijshme, dhe për këtë arsye më të popullarizuara, mund të mësoni disa truke se si ta bëni skuqjen e tyre më të shëndetshme.

– Skuqni vetëm me vaj ulliri.

-Ngrohni paraprakisht vajin, por mos e lini të digjet.

– Kullojini patatet mirë para se t’i skuqni, sepse në këtë mënyrë nuk thithin shumë vaj.

– Mos i lini patatet të digjen, koha e skuqjes duhet të jetë e shkurtër.

– Zëvendësoni vajin pas çdo skuqjeje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!