Të martuar prej 61 vitesh, çifti vdesin nga Covid të kapur dorë për dore

schedule13:25 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 13:25 - 18 Dhjetor, 2020

Një ngjarje sa e trishtë aq edhe e bukur është rregjistruar së fundmi mes Sherwood Pope dhe gruas së tij, Doris.

Djali i tyre, Shelton Pope ka rrëfyer se prindërit e tij ishin të martuar prej 61 vjetësh.

“Për ta, familja ishte gjithçka. Ishin gjithmonë të gatshëm të ndihmonin këdo që kishte nevojë”, tha Shelton. Sipas tij, e ëma kishte nisur të ndihej keq pas Ditës së Falënderimeve.

Ajo rezultoi e prekur nga koronavirusi dhe shumë shpejt, mezi merrte frymë. Nuk vonoi shumë, dhe u pa se Sherwood gjithashtu ishte infektuar. Të dy u dërguan në spitalin UNC Rex, ku shtretërit e tyre u vendosën pranë njëri tjetrit.

“Ishte gjëja më e vështirë që dikush duhej të bënte. Ata vdiqën duke u kapur për dore. Me sa duket, babai u largua i pari, dhe nëna një apo minuta më vonë”, tha Shelton. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!