Kush e vrau kushëririn e ushtarit të Met Kananit? Artan Hoxha: Dora ka qëlluar edhe më parë

schedule13:05 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 13:05 - 18 Dhjetor, 2020

Në 15 Dhjetor Rrësheni u trondit nga vrasja e Anton Kelit, kushëririt të vëllezërve Gjini, Armandos që njihej si ushtari i Met Kananit, i arrestuar në Turqi për drogë, por edhe i Preng Gjinit, që iu vendos bombë në Tiranë në 15 Shtator, por fatmirësisht shpëtoi.

Artan Hoxha tha sot në studion e “ABC”-së se Keli u vra nga një dorë që ka qëlluar edhe herë tjetër dhe pista kryesore e hetimit është përplasja e vjetër (lexo ketu).

https://www.youtube.com/watch?v=XFWefuHDdrA&feature=emb_logo

Anton Keli. Unë nuk do të merrem me personazhin, unë e cilësoj dëmet anësore të një konflikti që ka nisur në Romë për një sasi të madhe heroine, personat që kanë marrë lekët pas një ore u grabitën, këtu bëhej fjalë për shitje informacione, bëhej fjalë për 2.2 mln euro. Ngjarja ndodhi në 2017, tani është bërë si ndeshje basketbolli kalojnë 3 pikë para apo 2 pikë para, por ne vazhdojmë që të mbledhim kufomat rrugëve.

Anton Keli nuk ruhej në Rrëshen, kujdesej për nënën se familjen e kishte në Gjermani. Vrasja është me dy të shtëna, nuk është nga ato me kallashnikov, por qitje selektive, një dorë që ka qëlluar edhe herë tjetër. Pista kryesore në këto momente është seriali i vrasjeve që ngjarjet kanë ndjekur nga vrasja e Gaspër Recit në Romë në 2017 dhe që vazhdoi më pas deri në atentatin e Preng Gjinit në Tiranë. Kjo është pista kryesore se ky personazh nuk ka problematik tjetër” tha ai. /db/Abcnews.al