Emërimi i Altin Binaj, OSBE: Hap i rëndësishëm, gjykata duhet të jetë në mbrojtjen e shtetit të së drejtës

schedule10:33 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 10:33 - 18 Dhjetor, 2020

OSBE ka reaguar për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. OSBE gjithashtu vlerëson përzgjedhjen e anëtarit të pestë të GJK Altin Binaj, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm, ndërsa shton se pas kësaj zgjedhje janë në pritje të emërimeve të tjera pasuese.

Lexo edhe: Kuvendi voton me 96 vota “pro”, anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

Në një reagim në faqen zyrtare në “Facebook” shkruan se Gjykata duhet të jetë në funksion të plotë në mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Reagimi i OSBE:

“Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi me 96 vota “pro” ditën e djeshme anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj.

Për këtë miratim pati edhe një reagim nga Ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, e cila e konsideroi një vendim të rëndësishëm, teksa u shpreh se një Gjykatë Kushtetuese funksionale sipas saj është një hap drejt integrimit në BE.

/abcnews.al/