Dënohet me burg shqiptari që konsiderohej një nga krerët më të mëdhenj të drogës në Britani

schedule09:32 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 09:32 - 18 Dhjetor, 2020

Një emigrant ilegal shqiptar i cili u bë një nga krerët më të mëdhenj të drogës në Londër pritet të  dënohet me burg pasi policia zbuloi në shtëpinë e tij kokainë më vlerë 1.1 milion paund.

Muhamet Qosja, 29 vjeç, kishte fshehur pesë kilogram kokainë, një pistoletë dhe 20 fishekë në krevatin e një fëmije në shtëpinë e tij në Ilford, Londër.

Gjashtë kilogram të tjera lëndë narkotike u gjetën në çantat e rrobave. Qosja deklaroi para oficerëve duke u mburrur se ai mbërriti në Britani në mënyrë të paligjshme në 2014 dhe vendosi të merrej me drogë sepse fitonte para.

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit kontrolluan makinën e tij dhe gjetën 23,000 paund. Ai u deklarua fajtor për gjashtë akuza për posedim të armës së zjarrit, municioneve, shpërndarjen e lendeve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas detektivëve, Qosja ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Qosja do të qëndrojë në paraburgim para së të marri dënimin me 29 janar 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!