Përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj ende problem

schedule17:10 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 17:10 - 17 Dhjetor, 2020

Nga Leontina Nika

Megjithëse botimet shqip, kanë nisur përkthimin në italisht 70 vite më parë, fillimisht me librat propagandistik, e më pas shtegun e letërsisë e hap Kadare në vitet ‘80, sërish  letërsia shqipe, për tu përkthyer në gjuhë të huaj has probleme të shumëfishta.

Shkrimtari Ylljet Aliçka cilëson të domosdoshme, ndërthurjen e politikave të zhdërvjellta dhe rritjes së fondit të përkthimit.

Boll talenti dhe ecën, nuk është më një kohë e tillë, do iniciantiva, mbështetje dhe zgjim të sa më tepër nismave për letërsinë shqipe. Nuk është më luksi i madh që ai është libër i shkëlqyer tashmë letërsia shqipe e ka shumë më të vështirë për të çarë”, ka thënë Aliçka.

Diana Kastrati e vë theksin tek cilësia e përkthimit ku edhe Ismail Kadare në italisht nuk është në cilësinë e duhur për këto arsye.

 “Kadareja është përkthyer në italisht duke ardhë nga frengjishtja dhe kjo është një problem i madh pasi kemi bjerrje në përkthimin e parë që është nga një gjuhë në tjetën e jo më kur kalo nga gjuha e nisjes”, është shprehur Kastrati.

Në këtë takim ministrja premtoi se kjo iniciativë e ndërmarre në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet do të vazhdoi edhe për qytetet e tjera shqiptare, që të prezantohen në Itali.

“Të mos ngelim vetëm tek Tirana, pasi nuk është shkruar vetëm për Tiranën, por kemi dhe shumë qytete të tjerë do të jetë një punë që ne do e vazhdojmë dhe me bashkitë e tjera”, tha ministrja.

100  vepra të autorëve  shqiptar në gjuhën italiane  si Kadare, Kongoli,  Kasoruho,  apo  Ornela  Vorpsit dhe Romeo Collakut  u prezantuan në mjediset e Ministrisë së Kulturës./abcnews.al