Helmimi i Navalny-t, Putin: Po të donim ta ekzekutonim, do të ishte i vdekur tashmë

schedule15:54 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:54 - 17 Dhjetor, 2020

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur të enjten se politikani opozitar Alexey Navalny “po gëzon mbështetjen e shërbimeve speciale të SHBA”.

Gjithashtu, lideri rus shtoi se nëse shërbimet speciale ruse do të kishin dashur ta vrisnin Navalny, ai tashmë do të ishte i vdekur. Komentet e Putinit erdhën si përgjigje për një pyetje që iu bë gjatë konferencës vjetore për mediat pas një hetimi të bërë nga grupi hetimor Bellingcat dhe CNN.

Ky hetim siguroi prova se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) formoi një ekip elitar të specializuar në agjentët nervorë që e ndoqën dhe studiuan Navalny-n për vite.

Navalny u helmua me toksinën Novichok në gusht dhe gati sa nuk humbi jetën. Pas trajtimit fillestar në Omsk, Siberi, ai u dërgua në një klinikë në Berlin. Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në helmimin e tij.

“Dëgjoni, ne e dimë shumë mirë se çfarë është kjo … ky është një legalizim, jo ​​disa hetime, por legalizimi i materialeve të shërbimeve speciale amerikane,” tha Putini të enjten. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!