Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ellen DeGeneres zbulon simptomën e saj “torturuese” nga Covid-19

schedule15:43 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:43 - 17 Dhjetor, 2020

Ellen DeGeneres ndau një azhurnim shëndetësor, disa ditë pasi zbuloi se kishte rezultuar pozitive për Covid-19. Në një video të publikuar në rrjete sociale, drejtuesja e “The Ellen DeGeners Show” u shpreh se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine të tmerrshme.

Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, është shprehur Ellen.

62 vjeçarja konfirmoi se ishte prekur nga virusi me 10 Dhjetor. Moderatorja u kthye për sezonin e 18-të të emisionit të saj në shtator pas shumë muajsh polemikash. Në fillim të vitit, akuzat rreth emisionit si një vend pune toksik çuan në një hetim të brendshëm dhe largimin e tre prodhuesve ekzekutivë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!