Ambasadori austriak: Po bëhen përpjekje që Shqipëria të sigurojë vaksinën anti-Covid

schedule12:02 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 12:02 - 17 Dhjetor, 2020

Ambasadori austriak Christian Steiner ishte sot në Fier, ku ka ndarë ndihma për familjet në nevojë. Në një prononcim për mediat ambasadori u shpreh i lumtur për ndihmat e dhëna, ndërsa u ndal edhe tek vaksina anti-Covid.

Mes të tjerash ai tha se po bëhen përpjekje që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të kenë vaksinën.

“I lumtur që ndihmojmë familjet në nevojë dhe personat e prekur nga Covid. BE dhe Austria e përkrah Shqipërinë në tejkalimin e situatës. BE e ka ndihmuar Shqiperinë edhe me ndihma mjekësore me pajisjen e spitaleve.

Përsa i perket sigurimit të vaksinës anti-Covid nga vendi ynë, besoj se janë përpjekjet e duhura qoftë në Bashkimin Europian qoftë për vendet e Bashkimit Europian dhe per vendet e Ballkanit që të mund të mundesohet diçka e tillë edhe në Shqipëri”, tha Steiner. g.v/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!