Ndryshimet e reja në qeveri do të votohen sot në seancën e plenare të Kuvendit. Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, dakordësuar dhe me krerët e grupeve të opozitës, ndryshimet në qeveri do të kalojnë për votim.
“Besoj me mirëkuptimin që rendi i ditës të ndryshojë duke përfshirë edhe votimin e katër dekreteve që lidhen me zëvendësimet dhe shkarkimet e kabinetit të qeverisë”, tha Balla.
Ndërkohë, kryeparlamentari Ruçi i kërkoi administratës së Kuvendit të përgatisë fletët e votimit.
“Sipas rregullore snjë pro nën kundër. Nuk ka kundër. Administrata e Kuvendit të përgatisë sipas dekretit të përgatisë fletetë e voimit”, tha Ruçi.
Pa hubur kohë, kreu i shtetit Ilir Meta dekretoi sot ndryshimet e reja në qeveri. Emrat e dy ministrave të rinj i shkuan mëngjesin e sotëm Presidentit, ndërsa ai i dekretoi menjëherë pa u bërë kështu pengesë. g.v/abcnews.al

