Bayern Munchen fiton ndaj Paris SG

schedule16:42 - 22 Korrik, 2018

schedule 16:42 - 22 Korrik, 2018

Bajerni u tregua më i fortë sesa Paris Saint Germain në përballjen e verës në Amerikë. Kampionia e Gjermanisë triumfoi 3-1 ndaj kampiones së Francës, ndërsa munguan yjet që morën pjesë në Botëror

Quhet Kupë e Kampionëve, por është ajo e verës. Gjithsesi, kur Bajerni i Mynihut dhe Paris SG ndeshen, interesimi ishte i madh, ashtu siç ndodhi në sfidën në truallin amerikan.

Kampionia e Bundesligës mundi atë të Ligës së Parë të Francës, në një ndeshje ku pati shumë lojtarë që nuk janë titullarë.

Parizienët kaluan të parët në avantazh me golin e Timoti Ueah, që është amerikan, por edhe djali i legjendës së Liberisë, George Weah.

Bavarezët dominuan pas pushimit duke shënuar tri herë në vetëm 18 minuta. Spanjolli Havi Martinez, portugezi Renato Sançez dhe adoleshenti holandez Zirkze, ishin autorët e golave.

PSG nuk i pati lojtarët e tij kampionë të botës, por edhe yje të tjerë si Nejmar, Mënier apo Kavani, që ishin gjithashtu në Kupën e Botës në Rusi.

Edhe Bajerni, nuk i pati lojtarët e kombëtares së Gjermanisë, pavarësisht se ata u eleminuan shpejt, që në fazën e grupeve./abcnews.al