Bayern Munchen zhvilloi ndaj Wolfsburg ndeshjen e fundit të këtij viti në “Allianz Arena”. Kampionët e Gjermanisë fituan 2-1 dhe vijojnë të ndajnë vendin e dytë me Leipzig me nga 27 pikë, një më pak se Leverkusen kryesues.
Dygolëshi i Robert Lewandowskit i dhuroi fitoren Bayernit, që ka regjistruar një rekord fantastik. Përveç fitimit të 5 trofeve në vitin 2020, Bayerni nuk ka humbur asnjë sfidë në fushën e vet në të gjithë kompeticionet.
Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin e largët 1981. Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën (18:30). Djemtë e Flick do të luajnë jashtë fushe me Leverkusen dhe do të tentojnë fitoren për të parakaluar “Aspirinat” dhe për të mbyllur vitin kalendarik në krye të Bundesligës. /abcnews.al