Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid-19/Kisha Katolike holandeze anulon meshat e Krishtlindjes

schedule08:01 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 08:01 - 17 Dhjetor, 2020

Kisha Katolike holandeze ka njoftuar anulimin e të gjitha meshave publike në prag të Krishtlindjes.

“Mesha e Mesnatës së Krishtlindjes tërheq tradicionalisht turma të mëdha, gjë që nuk do të ishte e përgjegjshme gjatë bllokimit të rreptë aktual. Kjo meshë do të kremtohet pa publik dhe do të transmetohen në televizion dhe në internet”, tha Konferenca e Peshkopëve holandezë në një deklaratë.

Meshat në ditët e tjera gjatë periudhës së Krishtlindjes mund të zhvilloheshin me një maksimum prej 30 personash, të cilët do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse në kishë dhe nuk do të lejohen të këndojnë. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!