Kati i dytë i një banesë është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ngjarja është regjistruar në Sauk, në banesën e shtetasit I.Ll.
Sipas policisë zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale , ndërsa largimi i banorëve nga shtëpia është realizuar në kohë.
Sakaq nga grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjehershëm i banorëve nga sherbimet e Policisë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al/