“Tek ‘Babagjyshi sekret’ vijnë letra që shkundin themelet”, Uarda Koçi dhe Ermira Çausholli bashkë në një projekt

schedule21:36 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 21:36 - 16 Dhjetor, 2020

Mbrëmja e sotme e “E ardhmja është vajzë” i dha vëmendje një projekti shumë të dashur të krijuar prej 5 vitesh, i cili përfshin fëmijët. Është pikërisht “Babagjyshi sekret” që i jep mundësi fëmijëve t’u plotësohen dëshirat për të patur atë që duan në fundvit, nga një person që mbetet anonim.

Menaxherja e projektit, Uarda Koçi, ishte e ftuara e programit ku ndër të tjera këtë projekt e cilësoi si fëmijën e saj të tretë. “Të punosh me fëmijët është përgjegjësi shumë e madhe por edhe ndjesi shumë e bukur kur i bën të lumtur sadopak” – tha ajo, duke vlerësuar punën e gjithsecilit që punon për këtë projekt.

E pyetur nga moderatorja Ermira Çausholli se cili është personazhi i njohur me të cilin Uarda do të donte të bashkohej për nisma të tilla, përgjigja ishte e drejtpërdrejtë: “Me ty, për shkak të energjisë së mirë dhe besoj se do ishim në një linjë”.

Autorja e programit e mirëpriti këtë ftesë dhe tregoi po ashtu që ajo edhe gjithë stafi i “E ardhmja është vajzë” do të bëhen “Babagjysh sekret” për t’i plotësuar dëshirat fëmijëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!