Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni para se të flini

schedule20:58 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 20:58 - 16 Dhjetor, 2020

Megjithëse e dimë që nuk duhet të flemë me barkun plot, shumë pak prej nesh e ndjek këtë rregull. Sidoqoftë, ajo që nuk dihet është se ngrënia natën vonë nuk rëndon vetëm sistemin tretës pot dhe funksionimin e zemrës. Pra është mirë që nëse stomaku ynë po proteston fort, të konsumojnë diçka të lehtë. Këto janë disa nga ushqimet që duhet të shmangni pa marrë parasysh sesa jeni të uritur.

Çokollatë

Çokollata ka një përmbajtje të lartë të kafeinës dhe teobrominës stimuluese, të cilat ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit. Gjithashtu përmban shumë kalori të cilat ruhen në trupin tonë gjatë natës duke rezultuar në shtim të peshës.

Djathë

Është një tjetër ushqim yndyror, të cilit duhet t’i rezistojmë natën. Sigurisht që ekzistojnë disa lloje djathi si parmixhano ose zviceran që kanë më pak yndyrë por djathrat si mocarela janë shumë të vështira për t’u tretur.

Arra

Kur flitet për vështirësi në tretjen e dhjamit qoftë i ngopur apo jo, konsumimi i arrave gjatë natës duhet të shmanget. Pra, pavarësisht nga fakti se arrat përmbajnë sasi të shëndetshme të yndyrës para gjumit, ato nuk duhet të konsumohen.

Frutat agrume

Nëse mendoni se një gotë me lëng portokalli apo molle para se të shtriheni mund t’u bëjë mirë, e keni gabim.

Alkooli

Shumica prej nesh beson se pak alkool para se të shkoni në shtrat do të na relaksojë dhe të na bëjë të flemë më shpejt. Megjithatë, alkooli dehidratohet dhe mund të prishë cilësinë e gjumit.

Kafe

Jo vetëm që do të krijojë një mjedis acid në stomak, por gjithashtu do të ndikojë në cilësinë e gjumit. Nëse nuk mund të bëni asgjë pa kafe, konsumoni qumësht pa kafeinë që ka nivele më të ulëta të acidit se normalja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!