I riu vdiq në komisariat, Salianji viziton familjen e të ndjerit: Ngjarja u manipulua

schedule20:19 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 20:19 - 16 Dhjetor, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vizituar familjen e Enea Ftoi i riu korçar, i cili humbi jetën në komisariatin e Korçës në maj të vitit 2018.

Familjarët e tij, sot më shumë se dy vite pas ngjarjes bëjnë fajtore uniformat blu për vdekjen e djalit të tyre. Salianji thotë se rasti i Eneas dhe 25-vjeçarit Klodian Rasha tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas.

“Klodian Rasha u vra dhe segmente drejtuese të policisë tentuan ta manipulojnë ngjarjen duke fajësuar viktimën. Enea Ftoj një i ri korçar vdiq në duart e policisë, sipas dëshmive të familjes dhe fotove, i dhunuar në kokë, fytyrë, me gjymtyrë të thyera. Askush nuk mori pergjegjësi dhe pavarêsisht insistimit të familjes vdekja u cilësua natyrale. Për shkak të dhimbjes dhe peshës së padrejtësisē babai i Eneas vdiq disa muaj pas te birit duke kërkuar drejtësi!

Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas.  Rastet e represionit dhe dhunës janë të përditshme, qytetarët e dëshmojnë, propoganda e Edi Ramës për të manipuluar ngjarje nuk e fshin dot realitetin e përditshëm. Kjo është dëshmia tronditëse e familjarëve për dhunën çnjerëzore në komisariat që i morën jetën!  Shqipëria ka nevojë për një qeveri në shërbim të qytetarêve”, shkruan Salianji./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!