Kufizimet anti Covid do të përkeqësojnë ecurinë ekonomike, Gent Sejko: Ka rënë besimi i bizneseve

schedule17:05 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 17:05 - 16 Dhjetor, 2020

Vendosja e kufizimeve për shkak të pandemisë  do të ndikoj direkt në rritjen ekonomike në Shqipëri.

Në daljen e fundit për këtë vit kreu i Bankës Qendrore Gent Sejko u shpreh se  pritshmëritë janë që të ketë një përkeqësim të treguesve ekonomikë për tremujorin e fundit.

Vendosja e kufizimeve dhe përkeqësimi i situatës epidemiologjike ka ndikuar në rënien e besimit të bizneseve . Po ashtu Banka Qendrore parashikon një përkeqësim të  nivelit të kredive të këqija gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërsa po diskutohet për një mundësi ristrukturimi të tyre në mënyrë që të mos krijohen probleme për bankat dhe kredi marrësit./abcnews.al