Plagosja e ish-boksierit shqiptar në Greqi, flet biznesmeni

schedule15:56 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 15:56 - 16 Dhjetor, 2020

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me atentati që iu bë ish-boksierit shqiptar mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Mediat greke bëjnë me dije se një nga dy të arrestuarit si autorë të dyshuar, është djali i një biznesmeni të njohur në Greqi, Jorgos Leventakis.

Ndër të tjera mësohet se biznesmeni ka thënë për mediat se i biri nuk ka lidhje me këtë ngjarje, ku ka theksuar se ai ishte thjesht në vendin dhe kohën e gabuar.

“Jani ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Djali nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. As nuk dhunoi, as nuk qëlloi. Ai nuk kishte as armë. Kishte vetëm një shumë të madhe parash. Ndërsa personi tjetër është nipi im, dhe punon në ndërmarrjen time. As ai nuk e njeh shqiptarin”, tha biznesmeni grek.

Sipas tij, i biri kishte shkuar vetëm për të blerë një makinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!