Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani, do të nisë sot vizitën treditore në Shqipëri.
Osmani gjatë ditës së sotme do të bëjë nderime në memorialin Gjergj Kastriot Skënderbeu në qytetin e Lezhës.
Në orën 17:00 do të pritet nga Presidenti Ilir Meta të cilët do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët.
Të enjten Osmani do të takohet me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa në orën 16: të kësaj ditë do të takohet më kryeministrin Edi Rama.
Në ditën e fundit të vizitës në Tiranë do të takohet më kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Sakaq në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të ‘Çelësit të Qytetit’.
Kurse, në orën 11:45 Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
/abcnews.al/