Katër elementet që mund të bashkojnë shtetet e përçara të Amerikës

schedule10:18 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 10:18 - 16 Dhjetor, 2020

Nga Van Jones, CNN

Joe Biden është zgjedhur president i SHBA-së, por ai ka trashëguar një Amerikë të përçarë dhe do të përballet me sfida të konsiderueshme, që do të bëhen edhe më të vështira pa bashkëpunim, konsensus dhe kompromis.

Që nga fjalimi i tij i parë si president i zgjedhur, Joe Biden ka dhënë një mesazh të fortë: Ai është i përkushtuar për të unifikuar përçarjet që janë në rritje në Amerikë.

Por, në një kohë kur mungesa e mirëkuptimit duket se është e vetmja gjë për të cilën ekziston konsensusi, a është e mundur edhe shërimi? Dhe, nëse po, si mund t’ia dalim?

Para se të gjejmë zgjidhjet e duhura për dhimbjen që kanë amerikanët kanë, fillimisht duhet të përcaktohet  problemi. Në të gjithë vendin, opinionet mund të ndryshojnë dhe njerëzit mund të ndryshojnë, por problemet kryesore që po shohin amerikanët janë të njëjtat: nivelet në rritje të Covid-19 , një krizë e vazhdueshme opioide , nivele të larta të varfërisë dhe një sistem i dëmtuar i drejtësisë penale .

Si rezultat, shumë njerëz me bindje të fortë politike si nga e djathta ashtu edhe nga e majta arritën të mos i besonin kujtdo që fliste për “kompromis”. Dhe lëvizjet bazë – nga Black Lives Matter tek Tea Party, nga Bernie Sandernistas te turma e kapelës MAGA – u revoltuan kundër tregtarëve tradicionalë në të dy partitë. Ndarja partizane ka bindur popullin se palët nuk mund të bashkëpunojnë për asgjë.

Por kjo nuk është e vërtetë. Përkrahja e të dy partive mbështetet nga partizanë të fortë, jo nga të moderuar dhe dobët. Dhe drejtohet nga të huajt e dëshpëruar, komunitetet e të cilëve janë lënë në harresë dhe jashtë për breza të tërë.

Disa mësime kryesore

1. Dhimbja duhet të çojë në qëllim të përbashkët. Amerikanët duhet t’i kushtojnë më pak vëmendje politikës dhe më shumë vëmendje problemeve.

2. Ndani çështjet e fushës së betejës nga çështjet e përbashkëta . Disa çështje janë akoma të nxehta. Tregoni ndryshimet tuaja në ato çështje – dhe më pas përpiquni të bëni diçka në zonat ku munden.

3. Bashkëpunoni! Mos u përpiqni të bëni që njerëzit e tjerë të miratojnë atë që ju mendoni vetëm për të punuar së bashku për një problem të caktuar.

4. Jini njerëzore. Respektoni personat me të cilët po punoni pavarësisht idealeve të ndryshme që mund të keni.

Ka të paktën katër fusha ku amerikanët mund të bëjnë ndryshim:

Vaksinë për covid

Ndërsa nuk ka dyshim që virusi është politizuar, shpërndarja e vaksinës ofron një mundësi për të rindërtuar besimin në institucione dhe qeveri. Megjithëse ka ende shumë punë për të bërë, besimi i publikut tek vaksina po rritet. Duke aktivizuar një strategji të mirë-organizuar kombëtare dhe  shpërndarjes bazë, ekziston një mundësi për të rindërtuar besimin dhe për të treguar vlerën e qeverisë dhe institucioneve shëndetësore.

Varësia

Kur fytyra e varësisë ishte me ngjyrë, qeveria amerikane e shihte varësinë si një krim, jo ​​një sëmundje. Mbi 30 vite më parë, Amerika i mbushi burgjet e saj me të rinj me ngjyrë në përgjigje të “epidemisë së përçarjes”. Pavarësisht përpjekjeve, progresi ka qenë shumë i ngadaltë.

Shëndeti mendor

Ekziston një krizë vrasjesh në Amerikën urbane, dhe shumë afro-amerikanë dhe latinë kanë marrë pjesë në shumë funerale dhe kanë varrosur shumë djem dhe vajza. Ndërkohë, ekziston një krizë vetëvrasjeje në Amerikën rurale. Dhe shumë veteranë të braktisur pas një brezi lufte, përballen me PTSD(çrregullim i stresit psot-traumatik) dhe diagnoza të tjera pa mbështetjen e nevojshme.

Kjo traumë ka nevojë për trajtim në një shkallë masive.

Varfëria ndërmjet brezave

Varfëria ende ekziston ndërmjet brezave – nga Appalachia në qytetin e brendshëm.

Komunitetet e varfra kanë nevojë për ndërhyrje të qeverisë përmes disa kombinimeve të programeve sociale, kredive tatimore dhe zonave të projektuara mirë.

Por, për të përfituar nga këto masa dhe për të pasur sukses, një individ gjithashtu ka nevojë për vlerat tradicionale të punës, maturisë dhe kursimit – virtyte që shpesh theksohen nga konservatorët. Zgjidhjet reale kërkojnë përgjegjësi shoqërore dhe personale.

Amerikanët kanë  nevojë për njëri-tjetrin. Liberalët mund të qëndrojnë liberalë; konservatorët mund të qëndrojnë konservatorë. Liberalët luftojnë për drejtësi shoqërore, ndërsa konservatorët luftojnë për liri. Të dyja traditat janë të nevojshme që Amerika të jetë e lirë edhe e drejtë për të gjithë.

Për t’i dhënë fund luftës të partive amerikane politike, duhet që të punojnë së bashku. Dhimbja e përbashkët mund të çojë në qëllime të përbashkëta dhe zgjidhje të arsyeshme. Tani më shumë se kurrë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!