Artan Hoxha: Dyshohet se Klodiani dhe efektivi u përplasën fizikisht, u qëllua nga 6 ose 7 metra

schedule20:31 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 20:31 - 15 Dhjetor, 2020

Gazetari Artan Hoxha deklaron se ka dyshime që mes Klodian Rashës dhe efektivit Nevaldo Hajdaraj mund të ketë pasur konfrontim fizik. Hoxha ka thënë për emisionin “Vetting” viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës, ndërsa plumbin e ka marrë nga pas. Sipas gazetarit është e çuditshme që që nëse viktima do të kishte pasur armë pse duhet ta kishte hedhur aq larg.

“Ka dyshime që mund të ketë pasur konfrontim fizik. Viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës. Ajo që është fakt është se viktima e ka plumbin nga mbrapa. Distanca është 6 ose 7 metra sepse nuk mund të kesh shënjestër nga një distancë më e madhe

Arma është gjetur në distancë nga vendi i ngjarjes. Vërtetësia do të dalë nga ekspertiza. Më duket e çuditshme që nëse viktima do të kishte pasur armë pse duhet ta kishte hedhur aq larg.Policia jonë e ka traditë që nuk qëllon me armë. Policia jonë është treguar më tepër tolerante se sa ka vepruar ndryshe nga vendet e tjera”, thotë gazetari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!