Anton Keli u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Breshëria e plumbave i mori jetën 51-vjeçarit, ndërsa për momentin grupi hetimor ende nuk ka asnjë pistë konkrete dhe të arrestuar.
Të afërmit e Kelit të shokuar nga lajmi i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe i kanë kushtuar disa fjalë të ndjerit. “Pushofsh në paqe daj Anton Leli” shkruan Gëzim Lleshaj.
Anton Keli qenë duke hyrë në qytetin e Rrëshenit kur në një moment ndaloi dhe doli nga makina, ndërsa autorët e kanë pritur duke e vrarë. Ekzekutuesi duket se ka pasur informacion të saktë mbi lëvizjet e tij pasi e ka pritur.
Policia e ndihmuar nga FNSH kanë zbarkuar në Rrëshen për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.
Keli është kushëriri i vëllezërve Gjini. Armando Gjini i njohur si ushtari i Met Kananit u ekzekutua vitin e shkuar pranë Katedrales së Rrëshenit. Ndërsa të vëllait Preng Gjini iu bë atentat tre muaj më parë në Tiranë (saga e hakmarrjes)./ db/Abcnews.al