Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndonjera prej tyre do shkoj në Eurovision? Thumbojnë Kamela e Enxhi: Dua, a nuk duket?

schedule18:25 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 18:25 - 15 Dhjetor, 2020

Të dyja janë të mira në muzikë dhe të dyja janë konkurrente në Festivalin e Këngës. Kamela Islamaj dhe Enxhi Nasufi konkurrojnë këtë vit me këngët “Kujtimet s’kanë formë” dhe “Njesoj” ne Festivalin 59. Ato ishin të ftuarat e Ermalit sot në ‘ABC e pasdites’ ku folën për pritshmëritë e tyre.

“Dua apo s’dua të jem në Eurovizion?”, ishte pyetja që Ermali i drejtoi të dyjave gjatë lojës “DUA apo S’DUA”.

Enxhi Nasufi: “Normal që dua! Është me qen hipokrit”.

Kamala Islamaj: “Dua! S’duket?”. 

Vajzat shoqeruan batutat e tyre duke qeshur teksa shtuan se presin ta shijojnë garën.

Kamela dhe Enxhi treguan disa detaje nga performancat në Festivalin e 59-të.  Kamela Islamaj tha se natën e parë do të performoj vetëm, ndërsa në natën e dytë do ketë surpriza, por nuk dha detaje të tjera më shumë.

E kundërta ndodh Enxhi Nasufin, e cila në natën e parë do jetë me balerinë, ndërsa në natën e dyte do të jetë vetëm.

Mes vajzave u krijuan momente shume gazmore gjatë lojës me fjalë të urta, çka i pozicionoi ato edhe ne çaste të sikletshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!