Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet në studio fituesja e Festivalit të 59? Kamela dhe Enxhi përballë zarfit sekret

schedule18:17 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 18:17 - 15 Dhjetor, 2020

Kamela Islamaj dhe Enxhi Nasufi ishin të pranishme sot  në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku biseduan për projektet e tyre në kohë pandemie, por dhe jetën e tyre jashtë muzikës.

Ermali i mbajti në “tension” të dyja vajzat duke i bërë të ditur zarfin konfidencial i cili mbante në të, një mesazh për njërën nga to. Ai i vuri në lojë duke thënë se në zarf fshihej emri i fitueses së Festivalit çka shtoi dozën e kuriozitetit. Por në fakt, Ermali kishte surprizë zemre.

Video-mesazhi ishte për Kamela Islamaj, e cila u suprizua pa fund kur pa që ishte nga i dashuri i saj, Truman.  Për të ishte një befasi pasi ai nuk del kurrë në televizion, teksa e falenderon  e pyet Ermalin se si kishte arritur ta bindte.

“Është super surprizë, por të lutem më trego sekretin si ia dole ta bindje”, tha Kamela.

Ndërkohë Enxhi Nasufi e pyet se përse e thërret “O ba”.

“Nuk është as mami, as babi, asnjë nga këto.  Mua ai më thërret bambola për kukull dhe shkurt o ba. Ne u bëmë më shumë se 7 vjet që jemi bashkë tani kështu që nuk mendoj që ka vend për dyshime”.

Enxhi nga emocionet prëltotet: “ Unë jam edhe emocionale, mos më bëni të qaj”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!