Ditën e djeshme u hodh shorti i fazës së 1/16-ave të Champions League dhe Milanit goglat i rezervuan një kundërshtar si Crvena Zvezda, e cila gjatë rrugës së saj në Europë u ndesh edhe me Tiranën.
Një nga më të mëdhenjtë e Botës, Zlatan Ibrahimovic do të zbresë në Serbi. Ish-ylli i Suedisë është me baba nga Bosnja dhe nënë kroate, teksa është rritur në Malmo.
Para disa vitesh në mediet tona u shpërnda një deklaratë e Ibrës, ku shprehej: “Kosova është Serbi, aq sa nëna ime është e virgjër”. Këtë deklaratë e risjell në skenë gazeta Kurir, që mundohet të gjejë një shkak sado të vogël për të ngjallur polemika nacionaliste.
“Lojë e ndyrë nga shqiptarët. Ata me turp përpiqen të fusin në grindje Ibrahimoviçin me serbët”, titullohet shkrimi i sotëm i prestigjiozes serbe, që e cilëson si të pavërtetë këtë deklaratë të Zlatan Ibrahimovic dhe nxjerr flamurin e bardhe të “paqes” me suedezin.
“Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur, që ka shkaktuar jehonë në vendin e tyre. Sigurisht këtu ka një gënjeshtër të madhe”, shkruhet në artikullin e gazetës serbe. /abcnews.al