Gjilani ka bërë detyrën kundër skuadrës së KEK në turin e dytë të Kupës së Kosovës. Kuqebardhët triumfuan me rezultatin 5-0 në ndeshjen debutuese të trajnerit Bylbyl Sokoli. Ai kishte bërë pak ndryshime në formacion, pasi synimi ishte kalimi pa probleme i kësaj sfide.
Gjilani që në pjesën e parë e nisi me vrull, duke e zhbllokuar ndeshjen me anë të sulmuesi Darko Nikac. Më pas realizoi edhe Muhamed Useini, kurse në të dytën malazezi trefishoi shifrat. Hajdari dhe Busic i çuan shifrat në 5-0
Te Gjilani tani mendojnë për ndeshjen e kampionatit në fundjavë, kundër Ballkanit pretendent për titullin kampion. /abcnews.al

