Morën pjesë në protestë, çfarë u vendos për 84 protestues

schedule12:40 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 12:40 - 15 Dhjetor, 2020

Në gjashtë ditë radhazi në vend janë realizuar protesta për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

Por nga uniformat blu në polici janë shoqëruar pjesëmarrës në protestë.

Deri më tani para gjykatës kanë dalë 84 protestues nga këta 45 janë liruar në “detyrim paraqitje”.

Ndërsa për 11 persona është vendosur “arrest në burg” me afat 10 dhe 15 ditor, pasi ka pas mungesë provash.

Gjatë kësaj kohe pritet që Prokuroria të sjellë dokumentacion shtesë për akuzat.

Ndërkohë 21 protestues të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie” dhe vetëm 7 prej tyre janë lënë në “burg pa afat”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!