Pak ditë na ndajnë nga festat, çfarë duhet të kenë kujdes shqiptarët në zgjedhjen e ushqimeve

schedule10:33 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 10:33 - 15 Dhjetor, 2020

Edhe pak ditë na ndajnë nga festat dhe shqiptarët kanë nisur nga blerjet. Pandemia Covid-19 ka rritur edhe më shumë pasigurinë e ushqimeve, në këtë mënyrë kontrollet ndaj tregtarëve janë edhe më të rregullta.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, Mariglen Menkshi nga Autoritetit Kombëtari Ushqimit ka deklaruar se produktet më delikate janë me origjinë shtazore në varësi të kushteve.

Sipas tij, subjektet nuk abuzojnë me mallrat në këtë periudhë pasi produkti nuk rri stok, megjithatë kontrollet janë të larta.

Është traditë e jona që në fundvit të blejmë më shumë. Për këtë është edhe një strategji e jona të kontrollojmë më shumë. Kontrollet shoqërohen edhe me këshillime. Kontrolli do të shtrohet më shumë te subjektet me bulmetëra, fruta-perime, pasi këto kërkohen më shumë tani.

Unë nuk do të thoja që gjatë festave të fundvitit, subjekt abuzojnë se produkti nuk rri stok. Rritet fuqia blerëse. Duke pasur këtë gjë, nuk i intereson atyre të prishin imazhin e tyre. Gjatë kësaj kohe të vështirë, operatorët e biznesit do të ndëshkohen, do të gjobiten në rast se gjenden abuzime”, u shpreh Menkshi.  l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!