5 gjëra që nuk duhet t’i bëni menjëherë pasi keni ngrënë

schedule20:03 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 20:03 - 14 Dhjetor, 2020

Shumë prej nesh nuk kanë kohë dhe kjo ndikon edhe në rutinën tonë të përditshme. Që të shkojmë në kohë në punë, ne pimë çajin, hamë mëngjesin, lajmë dhëmbët dhe bëjmë një dush të shpejt. Në dukje duken normale, por këto zakone dëmtojnë shëndetin. Kjo është asyeja pse ne më poshtë do ju tregojmë se cilat janë zakonet që kurrë nuk duhen bërë pas një vakti dhe pse.

1. Mos bëni dush

Kur bëjmë dush, temperatura e trupit tonë rritet pak. Për të përballuar këtë, trupi dërgon pak më shumë gjak në lëkurë se zakonisht. Kjo mund të prishë procesin e tretjes dhe  të ngadalësojë metabolizmin. Koha më e mirë për të bërë dush është 30 minuta pas një vakti.

2. Mos pini çaj

Për disa nga ju, një filxhan çaj i nxehtë pas një ngrënies është perfekt. Por studimet tregojnë se kjo pije e padëmshme ndërhyn në asimilimin e hekurit, një mineral i cili luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut. Prandaj, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të shmangin pirjen e çajit brenda një ore nga ngrënia. Për të rriturit do të ishin më mirë me një filxhan kafe, e cila, përkundrazi, nuk duhet të pihet me stomak bosh.

3. Nuk duhet të flini

Fjetja me stomak të plotë shkakton shqetësime të tilla si urth, gromësirë dhe aciditet të lartë. Përveç këtyre, është vërtetuar se gjumi i rregullt menjëherë pas drekës ose darkës rrit rrezikun e një goditje në tru. Sipas ekspertëve, flini dy orë pasi keni ngrënë.

4. Mos u ushtroni fizikisht

Ngarkesat në stomak të plotë mund të çojnë në shqetësime, të tilla si lemza dhe të përziera, si dhe pasoja më serioze: rritje të rrezikut të traumave dhe konvulsioneve. Nëse ende nuk mund të prisni të stërviteni pasi të hani, është më mirë të kufizoheni në një shëtitje të qetë dhe të filloni të ushtroni të paktën 2 orë më pas.

5. Mos pini duhan

Pothuajse të gjitha sistemet në trupin tonë janë të përfshirë në një proces aktiv të tretjes. Në këtë pikë, nikotina do të përthithet me një forcë të dyfishtë, duke rritur kështu të gjitha efektet e saj të dëmshme. Përveç kësaj, është vërtetuar se duhani mund të bllokojë thithjen e vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin dhe vitaminat C dhe D, duke mohuar efektin edhe të vaktit më të shëndetshëm./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!