Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset një shqiptar

schedule19:46 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 19:46 - 14 Dhjetor, 2020

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë. Mediat greke raportojnë se si pasojë ka mbetur i plagosur një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kato Patissia. I plagosuri kishte arritur të largohej nga vendi ku u qëlluan  në rrugën Nikopoleos dhe u gjet në një makinë me një burrë dhe një grua tjetër.

Sipas të dhënave paraprake dy rrugica larg zonës ku u ndodhi ngjarja, polici greke ndaloi automjetin e dëmtuar nga plumbat, me dy shqiptarë dhe një gjeorgjiane.



Automjeti u ndalua në rrugët Patision, ndërsa shqiptari i plagosur ndodhej në pjesën e pasme. Gruaja dhe burri që ishin me të në makinë u dërguan në stacionin policor lokal për të dëshmuar. Versioni më i mundshëm që po shqyrton policia është përplasja e armatosur midis dy grupeve të të huajve. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!