BE padit Hungarinë për refuzimin e emigrantëve

schedule14:52 - 20 Korrik, 2018

schedule 14:52 - 20 Korrik, 2018

Komisioni i Bashkimit Europian ka paditur Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë të Unionit pasi nuk ka respektuar ligjet e azilit dhe rizhvendosjen e emigrantëve. Ndër të tjera, ka nisur një procedurë kundër zbatimit të ligjit të ashtëquajtur “Stop Soros”, i cili kriminalizon aktivitetet në mbështetje të azilkërkuesve, pasi sipas Brukselitt shkel “ligjet e Bashkimit Europian, kartën e drejtave themelore dhe disa traktate”.

Ndërkohë, nga ana tjetër Budapesti vijon të mbrojë linjën e ashpër kundër emigrantëve. Ministri i Jashtëm i Hungarisë e arsyetoi qëndrimin e qeverisë populiste, duke thënë se politikat kundër emigracionit shmangin rreziqe për popullin hungarez dhe Evropën. Sipas Budapestit, nëse ndalohet emigracioni nuk do të ketë sulme terroriste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!