Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

S’më zuri gjumi! J.Lo komenton dhe shpërndan talentin kosovar, Arditi flet në ‘Abc e pasdites’

schedule18:11 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 18:11 - 14 Dhjetor, 2020

Ardit Nreca kërcimtari shqiptar nga Kosova është i riu i cili ka tërhequr vëmendjen e Jennifer Lopez. Ai ka bërë një koreografi më këngën e saj, të cilën JLO e bëri po ashtu të njëjtë sikur Arditi.

“I love this baby” ishte komenti i J.LO në videon e publikuar nga Arditi në Instagramin e tij, të cilën këngëtarja e shpërndau edhe në profilin e saj personal.

I riu nga Kosova tha ekskluzive në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin se prej kohësh është një fans i muzikës saj. Ai është duke punuar për koreografi të tjera nga këngë të njohura botërisht, ndërkohë që po pret që Lopez të publikojë këngë të reja për të ideuar një tjetër kërcim.

“Mora një like në tik tok. Ajo më ka marrë emrin dhe mbiemrin dhe vetëm kur me ka ardhur follow. Në të gjitha rrjetet sociale me ka bërë shar, follow dhe like. E ka bërë të mundur që njerëzit të kuptojnë që kërcimi është prej meje, koreografia është e emja. Nuk më zuri gjumi, fjeta në orën 3 kur më komentoi”.

Ermali e pyet nëse e mendon apo dëshiron që të shkoj në Amerikë dhe të jetë tek formati i saj i kërcimit.

“Po pse jo! World the dance më pëlqen shumë se është mundësi shumë e mirë pr të gjithë valltart në botë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!