Atalanta do të jetë pengesa e Real Madrid për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka komentuar shortin, duke vlerësuar ekipit italian të Gasperinit. “Do të përballemi me një skuadër italiane dhe kemi shumë respekt për Atalantën.
E dimë se çfarë ekipit janë, por ka kohë për të menduar për këto dy ndeshje të rëndësishme. Për momentin po mendojmë për takimin e nesërm kundër Athletic Bilbao.
Nuk ka më ekipe të dobëta sot, ka ndryshuar situata me 15 apo 20 vite më parë. Reali futet në fushë për të fituar çdo ndeshje, por në kohët e sotme është tmerrësisht e vështirë t’ia dalësh gjithmonë“, deklaron trajneri i kampionëve të Spanjës.
Përballja e parë e raundit të 1/8 të kompeticionit më të rëndësishëm për klube do të luhet në Bergamo me 24 shkurt, teksa takimi i kthimit do të luhet në Madrid me 16 mars, datë kur do mësohet skuadra që do të jetë pjesë e fazës çerekfinale. /abcnews.al