Shqipëria dhe Kosova do të mund të shkëmbejë energji elektrike në pikun e prodhimit.Kjo falë vendosjes në punë të linjës 400 kë të linjës së interkonjeksionit midis dy vendeve.
Ky projekt kishte mbetur pezull për 4 vite shkak të vetos së vendosur nga Serbia. Për kryeministrin vënia në punë e këtij projekti ka ardhur falë Shengenit.
“Shengeni rajonal nuk është dorëzim i asnjë pavarësie, por është fuqizim i çdo pavarësie dhe sovranitetit. Ky projekt është shëmbëlltyre e vënies në shfrytëzim i kapaciteteve të sovranitetit dhe pavarësisë së të dy shteteve”, është shprehur Rama.
Për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë shkëmbimi i energjisë midis dy vendeve do të rrisë sigurinë energjitike.
“Kjo s’është diçka që me ndërtimin e Skavicës dhe të parqeve energjitike të tjera do të na japë ne mundësinë për të tregtuar energjinë e prodhuar në vend dhe balancuar në të ardhmen të gjithë rezerva tona”, ka thënë Balluku.
Linja e transmetimit të energjisë 400 kv u kthye në një debat midis Kosovës dhe Serbisë ndërsa gjeti zgjidhje pas ndërhyrjes së SHBA-ve pas marrëveshjes midis dy vendeve.Humbjet vjetore nga mosfunksionimi i linjës së Interkonjesksionit llogariten se arrijnë në 1 milion euro në vit./abcnews.al