Hoti në dy vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: FSK-ja në NATO është synimi ynë

schedule12:29 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 12:29 - 14 Dhjetor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka uruar qytetarët në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Hoti shkruan se FSK-ja në NATO është edhe synimi i Kosovës, ndërsa falënderon përkushtimin e djemve dhe vajzave të Forcës së Sigurisë së Kosovës për arritjet e vazhdueshme.

Statusi:

Kosovë, Urime 14 Dhjetori – Dita e Ushtrisë!

Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri Ligje, të cilat bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në këtë ditë historike uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa pjesëtarët e FSK-së i përgëzoj për të arriturat e vazhdueshme.

Angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë, ndërsa ndihma e miqve tanë në ngritjen e kapaciteteve të tyre ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, për çka u jemi falënderues përherë.

FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!